15 vjeçari i cili ishte lënduar ditë më parë në një pishinë në Mitrovicë, ka ndërruar jetë në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i mjekëve, fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë. Gjendja edhe kështu ishte tejet e rëndë”, tha shkurt Fazliu.
Sipas raportimeve në media i riu pas zhytjes në pishinë, nuk kishte dalur më nga uji, por është nxjerrë nga disa persona në vendin e ngjarjes.
Dyshohej se ai ka pasur gjakderdhje të brendshme.
Babai i tij, Adonis Boja dje kishte shkruar në facebook se djali i tij ka ndërruar jetë, por në momentin e fundit ai ishte shpëtuar nga mjekët.