Ka ndërruar jetë 15 vjeçari që dje kishte pësuar ngufatje, pas zhytjes në pishinën “La Baia” në Koshtovë të Mitrovicës.
Lajmin për vdekjen e mitrovicasit Adonis Boja e ka bërë publik babai i tij, përmes një postimi në Facebook.
“Miq e shoke ju falemnderit per lutjet per djalin tim Adonis Mentor Boja i cili sot po kthehet te Zoti i cili qysh e ka fal ashtu edhe e morri”, ka shkruar babai i Adonisit.
Dje është raportuar se pushuesi pas zhytjes në pishinë nuk ka mundur të del vet më, por është nxjerrë nga të pranishmit në gjendje të rëndë, pasi që dyshohej se ka pësuar gjakderdhje të brendshme.
Pas nxjerrjes nga uji, tashmë i ndjeri ishte dërguar urgjentisht në QKUK për trajtim mjekësor, por që fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.