Zyrtari policor Devoll Oseku, i cili u vetaksidentua me motoçikletën e tij në fshatin Llukar të Prishtinës, në fillim të muajit qershor ka vdekur.

Oseku pësoi lëndime të rënda trupore më 7 qershor, pasi e shkaktoi aksidentin nga pakujdesia dhe për pasojë përfundoi në spital.

Por, përkundër intervenimeve mjekësore qe disa javë, ai nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve të marra dhe vdiq.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe familjarët e kolegët e tij.