Të hënën ka ndërruar jetë babai i këngëtares dhe aktores së njohur Ryva Kajtazi.
Kajtazi e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social.
“Njoftohen miqtë dhe farefisi se sot më 25 nëntor, ndërroi jetë më i dashuri ynë Bashkëshorti dhe Babai ynë Ramadan Kajtazi. Të pikëlluar, familja Kajtazi”, thuhet në postimin e saj.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e Dragodanit në Prishtinë në ora 14:00