Ish-komandanti i UÇK-së, Fadil Shishani, ka ndërruar jetë sot.
Shishani ka qenë veteran i arsimit, karateist dhe Komandant i Gardës në TMK, dhe pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes.
Në telegramin e ngushëllimit, i pari i komuna se Drenasit e ka vlerësuar lartë figurën e eprorit të UÇK-së.
“Me dhimbje të thellë morën lajmin e ndarjes nga jeta të Fadil Shishanit, ish Ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandant, veteran i arsimit, karateist e po ashtu edhe Komandant i Gardës në TMK, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe shumë veprimtar i dalluar i vendit. Ne emër të Komunës së Drenasit dhe ne emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shishani, të afërmve dhe gjithë miqve të familjes”, është thënë në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Lladrovci.