Një aksident fatal trafiku ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Vogël në Komunën e Klinës, në mes një veture dhe një kamioni, ku si pasojë e përplasjes, nga lëndimet e rënda ka vdekur vozitësi i makinës.
Siç merr vesh Sinjali viktima e këtij aksidenti është i riu nga Jashanica e Klinës, Besart Hoti.
I ndjeri jetonte e vepronte në Gjermani.
Lajmi për aksidentit është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka theksuar Gashi.