Ka ndërruar jetë në moshë të re stomatologu, Gramos Shala.

Lajmi për vdekjen e tij u bë e ditur nga familjarët.

Derisa, ngushëllime për familjarët kanë shprehur edhe Oda e Stomatologëve të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Njoftim

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë të respektuar, Dr. Gramos Shala nga Mitrovica.

Humbja e tij e parakohshme ka prekur thellë të gjithë ata që e njohën, bashkëpunuan dhe ndanë çaste me të. Ai do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe mirësinë që e karakterizonte.

Në këto çaste të vështira, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij dhe jemi pranë jush në dhimbjen që po kaloni.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!

Me respekt,

Oda e Stomatologëve të Kosovës