Ka ndërruar jetë veterani i arsimit në Podujevë, Ismail Ismaili, shkruan Llapi.info.
Varrimi i tij do të bëhet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 15:00, në varrezat e fshatit Kërpimeh.
Lajmi u bë i ditur në faqen e shkollës fillore “Hamit Sejdiu”, në Kërpimeh.
Njoftimi i plotë;
VDIQ VETERANI I ARSIMIT – ISMAIL R. ISMAILI
(1948-2023)
I lindur më 1948 në Kërpimeh. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Podujevë ndërsa fakultetin në FSHMN, dega gjeografi.
Punën në arsim e filloi nga viti 1967 në fshatin Pollatë e më pas në shkollën e fshatit Kërpimeh.
Ishte drejtor i shkollës së Kërpimehut dhe sekretar i Bashkësisë Lokale në Kërpimeh deri në vitin 1990, kur ishte përjashtuar nga puna nga pushteti serb, e më pas vazhdoi prapë në shkollën e Kërpimehut, ku punoj edhe në paralelën e ndarë në Pakashticë, deri në pension.
Vdiq sot me datë 15.12.2023, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet me datë 16.12.2023, nga ora 15;00, në varrezat e fshatit Kërpimeh, te varrezat e familjes!