Ka ndërruar jetë vogëlushi nga Podujeva pas një sëmundje të rëndë, Unik Statovci, njofton Llapi.info

Lajmin e ka bërë të ditur babai i Unikut, Valmir Statovci.

“Familjar, Shok, Miq e dashamir! Me dhimbje te thell ju njoftojm se pas nje Virusi te rend ne mushkeri,mbram me daten 13.05.2019 ndrroj jete Engjulli jone Uniku. Varrimi i Unikut tone behet neser e merkure me Daten 15.05.2019 ne oren 14:00 ne varrezat e fshatit Batllave. Me dhimbje te thell Valmiri dhe Valdrina dhe e gjithe Familja Statovci. Te All-llahut jemi dhe tek ai prap do te kthehemi”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Uniku ishte diagnostikuar me një infeksion viral në mushkëri dhe i njëjti ishte duke qëndruar në spitalin Tirsova të Beogradit.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 14:00 në Batllavë të Komunës së Podujevës./Llapi.info