Që nga mesi i muajit shkurt, ka nisur së ndërtuar edhe pjesa tjetër e sheshit të qytetit, afër ish-objektit të Komunës, shkruan Llapi.info.
Edhe në atë pjesë, është larguar tërësisht asfalti, ndërkohë që kanë nisur gërmimet për futjen e gypave. Komuna e Podujevës, në një njoftim, pati kërkuar nga qytetarët që t’i frekuentonin rrugët tjerë që të mos vije deri te bllokada.
Përkundër që në pjesën tjetër, në këtë anë nuk janë larguar pemët e vjetra. Kështu shihet edhe në pamjet që ka realizuar Llapi.info.
Por, cila është dinamika e punimeve? Kur pritet të përfundojë? A ka ndonjë ndihmesë për bizneset buzë ndërtimeve? Zyrtarët komunalë nuk kanë dhënë as edhe një përgjigje, të cilat janë dërguar nga Llapi.info.
Në anën tjetër, tashmë punimet janë thuajse të kryera në pjesën ku kanë nisur në fillim punimet për ndërtimin e Bulevardit të Dëshmorëve. Aty, së fundi, janë vendosur edhe pemët e reja.
Fillimi i ndërtimit të sheshit pati nisur në janar të vitit 2020. Kujtojmë, ndërtimi i bulevardit në Podujevë ka dështuar për dy vite radhazi, e që për ishte kritikuar vazhdimisht ish-partia që qeveriste me këtë Komunë, LDK./Llapi.info