Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e urës mbi lumin Llap te parku i Qytetit në Podujevë. Kështu thuhet në kumtesën komunale, transmeton Llapi.info.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka përcjellur nga afër punimet në ndërtimin e kësaj ure.

Sipas kumtesës , Veliu u shpreh i kënaqur me dinamikën e zhvillimit të projektit dhe ftoi kompaninë punëkryerëse për respektim të plotë të afateve të përcaktuara në kontratë, duke pas për bazë rëndësinë e kësaj ure.
Po ashtu Veliu premtoi që Komuna e Podujevës me buxhetin e saj, por edhe me partnerë të tjerë do të vazhdojnë me investime për ndërtimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Llap.

Ndërsa, përfaqësuesi i kompanisë “KONSTRUKTORI”, e cila është duke i kryer punimet në ndërtimin e urës, premtoi realizim cilësor të projektit dhe dinamikë konform afateve të paracaktuara./Llapi.info