Edhe 5 shtëpi të reja do të ndërtohen për familjet në nevojë në Podujevë.

Njëra nga familjet përfituese do të jetë një familje e komunitetit ashkali.

Kjo do të mundësohet pas një bashkëpunimi mes Komunës së Podujevës me Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Për secilën shtëpi Komuna e Podujevës do ti jap nga 10 mijë euro, ndërsa shoqata që drejtohet nga Halil Kastrati do ti jap nga 20 mijë.

Njoftimi i plotë:

Po i ndërtojmë edhe 5 shtëpi për familjet me kushte të rënda ekonomike 🏠

Sot me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimin për ndërtimin e 5 shtëpive për familjet skamnore në Podujevë. ✍️

Meqenëse ishim pajtuar më herët për këtë memorandum, komisioni i përbashkët i Komunës dhe Shoqatës ka bërë përzgjedhjen e familjeve skamnore, ndërsa sot ne iu kemi kumtuar lajmin këtyre familjeve për ndërtimin e shtëpive (njëra nga to është nga komuniteti ashkali).🏡

Në këtë marrëveshje të bashkëpunimit, Komuna participon me nga 10 mijë euro, kurse shoqata “Jetimat e Ballkanit” me nga 20 mijë euro. 🤝

Krahas vizitave tek familjet përfituese e vizituam edhe Qendrën Rezidenciale e cila po ndërtohet me cilësi të lartë dhe sipas planit dinamik.

Familjet përfituese i gëzofshin shtëpitë e reja, kurse falënderim i madh shkon për Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe të gjithë donatorët që kanë kontribuar! 🙏