Sot zhvillohen ndeshjet e fundit të këtij edicioni në elitën e futbollit kosovar, njofton Llapi.info
Kjo xhiro takon Llapin dhe Flamurtarin, ndeshje kjo e cila zhvillohet në stadiumin “Xhemail Ibishi” në kryeqytet me fillim nga ora 16:00.
Llapi në këtë ndeshje nuk i duhen medoemos pikë të plota pasi që tashmë ka ‘blinduar’ vendin e tretë, ndërsa pikë të plota për t’i ikur barazhit i duhen kryeqytetasve.
Bardhë e kaltrit nga Podujeva kanë bilanc pozitiv ndaj Kuq e Zinjve në edicionin 2018/19, pasi që njëherë kanë triumfuar, ndërsa në sfidën e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” të dyja ekipet kanë marrë nga një pikë.
Në këtë duel, Llapi hyn pas humbjes në shtëpi me rezultat 3-1 nga Feronikeli, kurse Flamurtari mposhti në Gjilan Dritën.
Ndryshe, Llapi tashmë e ka siguruar vendin e tretë me 69 pikë, ndërsa Flamurtari radhitet në pozitën e gjashtë me 42 sosh.
Kujtojmë, ‘finalja’ e madhe në këtë edicion zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli pret në Prishtinën, ndeshje kjo e cila përcakton fituesin e trofeut të çmueshëm të Superligës së Kosovës./Llapi.info