Drejtuesit e klubit të Gjilanit nëpërmjet një reagimi të lëshuar mbrëmë për media kishin shprehur pakënaqësitë e tyre për ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët në sfidën e humbur 4:0 nga Llapi.
Ata pretendonin se para akordimit të penalltisë për llapjanët, tek rezultati 0:0, janë dëmtuar nga asistenti i parë, Erduan Baliqi, i cili sinjalizoi për pozitë jashtë loje.
Madje, gjilanasit reagimin e tyre e kishin përcjellë me një foto nga rasti në fjalë, por aksioni i tyre nuk është ndalur aty ku pretendojnë ata, por pak më herët.
Në rastin e parë (kur është ndalur loja), gjyqtari mund të ketë pasur të drejtë, pasi këmba e sulmuesit të Gjilanit duke paksa më e avancuar sesa lojtari i fundit i Llapit.
Bashkë me Baliqin, sfidën në Merdarë e drejtuan edhe Kreshnik Vula, Benon Këpuska e Isak Ceroviku.