Ekipi i Llapit nesër në Merdarë pret ekipin e Besës. Ndeshja në mes këtyre dy ekipeve pritet të filloj në ora 15:00, njofton Llapi.info.
Ekipi i Llapit u bën thirrje tifozëve llapjanë që ta mbështesin ekipin e Llapit.
“Ju ftojmë që në numër sa më të madh të mbushim stadiumin e Merdarës, në përkrahje të klubit të zemrës Llapin drejt fitores” thuhet ndër të tjera në një postim në faqen zyrtare të këtij ekipi në rrjetin social Facebook.
Ndërsa, drejtësinë në këtë takim do ta ndajnë gjyqtarët: M.Baliu, F.Abrashi, G.Mehmeti, B. Kosumi.