Ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës pritet të pezullohen shkaku i frikës nga përhapja e koronavirusit, shkruan “The Sun” të martën, transmeton Koha.net.

UEFA ka marrë vendim për të luajtur disa nga ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës pa shikues.

Ndeshjet mes Barcelonës – Napolit, Paris Saint-Germanit – Dortmundit dhe Valencias – Atalantas, do të luhen pa shikues.

Ndërkohë një Ligën e Evropës pa shikues do të luhen ndeshjet mes Olympiacosit e Wolverhamptonit, Sevillas e Romës dhe LASK-ut e Manchester Unitedit.

Por, pasi që virusi vrasës po vazhdon të përhapet, është raportuar se ndeshjet mund të ndalen përkohësisht.

“Catalunya Radio” ka bërë të ditur se UEFA me gjasë do të marrë vendim për të pezulluar gjitha ndeshjet çerekfinale të kupave evropiane.

Edhe ndeshja e Chelseat në Munich me Bayernin në Ligën e Kampionëve e paraparë të luhet të më 18 mars, pritet të luhet pa shikues.

Në Itali, gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar deri më 3 prill. Italia është vendi evropian që është goditur më së keqi nga koronavirusi.