Në kuadër të realizimit të projekteve infrastrukturore në Komunën e Podujevës drejt finalizimit janë edhe ndërtimi i trotuareve në fshatrat Lupç i Poshtëm, dhe Batllavë, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Për t’i përcjellë nga afër punimet në këto fshatra i ka vizituar nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi.

Me këtë rast nënkryetari Rudari tha se realizimii i këtyre projekteve ndikon direkt në rritjen e sigurisë për banorët e këtyre fshatrave.

“Kompletimi i infrastrukturës rrugore në këto fshatra ka për qëllim rritjen e sigurisë, për banorët, e sidomos për nxënësit, sepse në të dy rastet trotuaret po ndërtohen në rrugët që janë në afërsi të shkollave”, tha Rudari.

Punimet po zhvillohen në segmentin e rrugës Podujevë – Batllavë në gjatësi 800 metra dhe në Lupç të Poshtëm 1.2 km./Llapi.info