30 fermerë llapjanë kanë përfituar subvencione nga marrëveshja e arritur nga USAID-i dhe Komuna e Podujevës, njofton Llapi.info

Në kuadër të investimeve të Komunës së Podujevës në bujqësi në përgjithësi, sot janë shpërndarë 30 tuba të ujitjes për fermerët llapjanë.

Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre subvencioneve, morën pjesë kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Vezir Januzi dhe zyrtarë tjerë komunalë.

Me këtë rast i pari i Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se nga bashkëpunimi me USAD-in, Komuna ka ndihmuar me infrastrukturë 30 fermerë lokal.

“Ky është një projekt i Komunës me USAD-in, është fjala për një projekt të ri që kemi bërë marrëveshje për kultivimin e dredhëzës industriale. Sot po e kryejmë pjesën e punës tonë në bazë të marrëveshjes që kemi me USAD-in dhe fermerët llapjanë që janë të interesuar që ta kultivojnë këtë kulturë. Përfitues do të ketë edhe më shumë, ndërsa interesimi nuk ka qenë aq i madh, sot janë 30 deri në 40 përfitues. Në pranverë besojmë që kjo kulturë do të zgjerohet sikurse mjedra”, tha Veliu.

Sipas tij, përparësi në Komunën e Podujevës ka sektori i bujqësisë.

Edhe drejtori i drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Vezir Januzi, u shpreh se fermerët llapjanë do ta kenë mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Komunës./Llapi.info