Sot janë ndihmuar qindra familje nevojtare me pako ushqimore në Podujevë, njofton Llapi.info

Pakot ushqimore u shpërndanë në oborrin e objektit të QKMF-së e cila gjendet në rrugën “Xheladin Rekaliu”.

Këto ndihma të cilat u shpërndanë ishin donacion nga një organizatë e Emirateve të Bashkuara Arabe në bashkëpunim me Kosovën si dhe Komunën e Podujevës.

Në shpërndarjen e pakove ushqimore ishin zyrtarë komunalë si dhe Policia e Podujevës.

Kurse, disa qytetarë e mirëpriten këtë ndihmesë e disa edhe u shprehen të indinjuar pasi që pritjet ishin të gjata./Llapi.info