Iniciativa vullnetare “RB” me përfaqësuesit e saj ka shpërndarë 17 pako ushqimore për familjet në nevojë në komunën e Podujevës, raporton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur vet iniciativa në rrjetin social ‘Facebook’

Postimi i Plotë:

NDIHMOHEN 17 FAMILJE

Sot Iniciativa Vullnetare “RB” dhe përfaqësuesi i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Z. Enver Gashi me shokë e në veçanti bashkëatdhetari Z. Naser Berisha, ndihmuan me 17 pako për 17 familje skamnore të komunës së Podujevës.
Duke qenë në dijeni për krizën sociale që po ndodh në Kosovë, kanë shprehur vullnetin të ndihmojnë me pako ushqimore, higjienike e miell disa familje të Komunës së Podujevës.

Në përzgjedhjen e familjeve nevojtare si dhe në shpërndarjen e ndihmave, kanë ndihmuar vullnetarët Ismajl Gashi, Fatlir Gashi dhe stafi i Etc – Podujevë.
Po ashtu vullnetari me respektin e veçantë drejtori i shkollës në Majac dhe një njeri me vlera njerëzore e intelektuale z.Ahmet Gashi.

Allahu i shperbleftë njerëzit e mirë!

Shihemi në aktivitetet e radhës për të mirën e komunitetit dhe vendit.

 

Fotografia e Iniciativa Vullnetare "RB"

Fotografia e Iniciativa Vullnetare "RB"

Fotografia e Iniciativa Vullnetare "RB"

 

Fotografia e Iniciativa Vullnetare "RB"

Fotografia e Iniciativa Vullnetare "RB"