Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), edhe zyrtarisht ka larguar nga kjo parti këshilltaren në Kuvendin e Podujevës, Tringë Sfishtën, raporton Llapi.info

Burime të sigurta të Llapi.info bëjnë të ditura se shkarkimi i saj ka ndodhur sot, në mbledhjen e mbajtur ku me të gjitha votat është marrë vendim për largimin nga partia të Tringë Sfishtës. Kjo e fundit, sipas burimeve, nuk do ta përfaqësojë AAK-në në Kuvendin e Podujevës, pasi ajo ka shkelur dhe shpërfillur parimet e AAK-së.

Ndryshe, Tringë Sfishta më 18 janar të vitit 2018, i kishte siguruar kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliut, votën pro të saj për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Fatmir Gashi nga radhët e LDK-së.

Vota pro e Sfishtës dhe të Donjeta Jakupit (PDK), mundësuan zgjedhjen e tij si kryesues.

Ndërkaq, Llapi.info pati raportuar pak kohë përpara seancës për zgjedhjen e kryesuesit, pas takimit të Agim Velit me babain e Tringës, Ismajl Sfishta, e që edhe ky i fundit ishte shkarkuar nga AAK-ja./Llapi.info