Janë ndezur dekorimet e bëra për festat e fundvitit në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info
Këto dekorime i kushtuan komunës 7600 euro, ku përfitues ishte kompania “Anea” si ofertuesi më i lirë.
Këtë e ka konfirmuar shefi i zyrës për informim në komunën e Podujevës, ku për Llapi.info ditë më parë tha se komuna ka përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit dhe përfitues është kompania “Anea”.
Kujtojmë se edhe në vitin e kaluar “Anea”ka dekoruar qytetin po me shumë më të lartë me 9.777 euro/Llapi.info/