Mes tyre 34 deputetë akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme “ dhe “Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Në listën e të proceduarve nuk mungojnë as kryebashkiakët e djathtë Voltana Ademi dhe Bashkim Shehu.
Të enjten e kaluar opozita doli në rrugë për të protestuar ndaj arrestimit te 23 qytetarëve në Rrugën e Kombit që kundërshtuan taksën 5 euro por dhe hyrjen në fuqi të taksave të reja si ajo e pronës apo TVSH për biznesin e vogël.
Përveç paralizimit të qarkullimit në Vorë, Elbasan, Milot dhe Lushnje disa nga protestuesit akuzohen edhe për ndotje të ajrit pasi kanë djegur disa goma. Në të 4-t tubimet protestuesit lejuan kalimin e ambulancave dhe rasteve urgjente ndërkohë që nuk munguan tensionet dhe konfrontimet fizike me policinë, e cila kërkoi me megafon hapjen e rrugës../TCh/