Tifozëria e klubit të Dritës, “Itelektualët” kanë bërë të ditur se nuk do të udhëtojnë në Podujevë për të martën, kur klubi nga Gjilani e luan ndeshjen kthyese të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës islandeze, Breidablik.
Bardhekaltrit kanë avantazhin pas ndeshjes së parë, duke fituar duelin e parë 2-1 në Islandë, teksa në Podujevë do të kërkojnë kalimin në rrethin e tretë.
E për këtë duel, ata nuk do të kenë përkrahjen e tifozërisë së qytetit “Intelektualët”.
Nëpërmjet një njoftimi, tifogrupi ka dhënë edhe arsyet e anulimit të këtij udhëtimi, ku si arsye kryesore kanë dhënë kufizimin e numrin të tifozëve në sektorin e tyre si dhe ofrimi i biletave falas për tifozërinë.
Tutje tifogrupi ka hedhur akuza të mëdha ndaj udhëheqësisë së klubit, rrjedhimisht drejtorit sportiv, për të cilin kishin pasur probleme edhe në të kaluarën.
“Kjo kryesi, po mundohet që turpet e saja, dhunën e saj në një objekt privat kundër individave si dhe mosprofesionalizmin e të vetquajturit “drejtor sportiv”, t’i mbuloj me të tilla veprime kinse zemërgjera dhe të “na hyj në hatër”, thuhet në njoftim.