Një shqiptar është shpëtuar për mrekulli ditën e sotme në Itali.
26-vjeçari, emri i të cilit ende nuk është bërë me dije, kishte hipur mbi çatinë e një pallati 5 katësh me qëllim për tu hedhur nga aty.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Porta Pia, në Romë, ku zjarrfikësit dhe policia ka mundur që të kapin në ajër shqiptarin, pasi lëshoi duart nga tubi që po mbahej. Ka qenë ndërhyrja e një zjarrfikësi, i cili e ka kapur nga këmbët të riun shqiptar, ndërsa në ndihmë i kanë shkuar edhe kolegët.
26-vjeçari, me kokën varur, ka luftuar për disa minuta me zjarrfikësit, duke i goditur në mënyrë që ta lëshonin. Por pas disa minutash, u bë e mundur shpëtimi i tij, ku më pas është dërguar për në spital.
Ai dyshohet se ishte me probleme mendore, çka ka çuar edhe në tentativën për të kryer vetëvrasje.