Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutave në Peran të Podujevës.

Vetura e tipit Golf 4 në tejkalim të shpejtësisë në vijë të plotë ka goditur veturën tjetër të Policisë duke përfunduar më pas në një nga arat e këtij fshati, raporton Indeksonline.

Siç kuptohet nga fotografitë e siguruara në Indeksonline veturat vërehet të kenë pësuar dëme materiale përderisa nuk dihet për të lënduar.