Komuna e Podujevës, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit s’ka pasur ndonjë rast të dyshuar me COVID -19, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit, gjendja e dy të infektuarve të tjerë me COVID-19 është stabile dhe se ekipi mjekësor i QKMF në Podujevë vazhdimisht është në kontakt me familjet e tyre në Dumnicë dhe Bradash.

“Komuna, përmes donatorëve ka shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike te familjet me gjendje më të rëndë në tri fshatrat që po mbahen në karantinë, por edhe te familjet e tjera me gjendje të rëndë sociale, që janë në evidencën e Komunës”, thuhet në njoftim./Llapi.info