Qeveria e Serbisë në mbledhjen e vet të sotme e ka ndryshuar Ligjin për siguri në komunikacion, me çka drejtuesve të automjeteve nëpër autostradat e atjeshme u mundësohet që të vozitin me shpejtësi më të madhe nga ajo që ishte e lejuar deri tani, transmeton Gazeta Express.
Konkretisht, shpejtësia maksimale aktualisht e lejuar prej 120 kilometra në orë rritet në 130 kilometra në orë.
Sipas arsyetimit të vendimit të Qeverisë, ndryshimi bëhet me qëllim të përshtatjes së rregullave që kanë të bëjnë me kufizimet e shpejtësisë në autostrada me ato në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.