Në Liqenin e Batllavës është duke u mbajtur gara e peshkatarisë për nder të dëshmorit, Besim Nuka.

Në këtë garë janë duke marrë pjesë 12 ekipe me nga një dhe tre garues. Në mesin e tyre ka edhe garues nga kategoria e personave me nevoja të veçanta, njofton Klan Kosova.

Ky është viti i tretë radhazi që organizohet kjo garë, ku organizator është Shoqata e Peshkatarisë Sportive dhe Rekreative “Llapi”.

Kjo garë do të zgjasë katër orë, kurse fituesit do të përcaktohen me peshën e peshqve që kanë zënë.

batllava1-690x380