Në ditën e Fitër Bajramit, Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, ka ndihmuar me gjëra ushqimore e higjienike disa familje nevojtare, njofton Llapi.info

Me qëllim të lehtësimit për këtë festë, ndihmesën e shpërndarë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sakrifica dhe solidariteti janë virtyte që e bëjnë të veçantë muajin e Ramazanit i cili përmbyllet me festën e Fiter Bajramit. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në Besianë, u solidarizua me qytetarët në nevojë, për t’ua lehtësuar sado pak këtë ditë feste” thuhet në njoftimin e VV-së.

Më poshtë disa foto:

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë

 

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë