Në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur në Kosovë, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka vizituar Ferdonije Qerkezin, që në luftë humbi katër djemtë dhe bashkëshortin.
“Në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur në Kosovë u preka thellësisht nga dëshmia e jetës së Ferdonije Qerkezit për dhimbjen dhe humbjen. Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të hapura që ende duhet të marrin përgjigje, duke shmangur çdo politizim”, ka shkruar Orlando në Twitter pas vizitës.
Mesazh në këtë ditë ka dhenë edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett. Ai ka thënë se dy dekada pas luftës, familjarët ende vazhdojnë të kërkojnë përgjigje për më të dashurit e tyre.
Në fund, Kosnett ka kërkuar nga liderët politikë që të mos e lënë fatin e të pagjeturve peng të politikës.