Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Floretë Zejnullahu, ka nderuar Ditën e Veteranit.
Ajo bashkë me veteranë të UÇK-së ka shprehur respekt dhe mirënjohje për sakrificat e tyre.
Zejnullahu ka kujtuar veteranët që po mbahen në Hagë, proces të cilin e quajti të padrejtë.
Shkrimi i plotë:
Sot, bashkë me veteranët e UÇK-së të Zonës Operative të Llapit, nderuam Ditën e Veteranit.
Gëzuar Ditën e Veteranit të gjithë luftëtarëve të lirisë! Respekt dhe mirënjohje për sakrificat e tyre!
Në këtë ditë, nuk mund të harrojmë veteranët e UÇK-së që po përballen me një proces të padrejtë gjyqësor. Viti 2025 do të jetë viti i lirisë për Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin Kadri Veseli, Kryetarin Jakup Krasniqi, Deputetin Rexhep Selimi, Komandant Calin.
🇦🇱🦅🇽🇰