Në fshatin Dyz është tentuar të vjedhen dy krerë lope dhe një kombi, njofton Stacioni Policor në Podujevë, përcjell Llapi.info.

Me t’u diktuar të dyshuarit nga Policia kanë braktisur kombin, veturën dhe lopët e vjedhura dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia ka konfiskuar kombin dhe një veturë tjetër dhe lopët e vjedhura i janë kthyer pronarit.

Sipas informatave jozyrtare mësohet se vjedhja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm dhe se të dyshuarit kanë ngecur në baltë dhe kështu kanë lënë lopët dhe veturat dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Po i njejti burimi thot se lopët e vjedhura janë gjetur në fshatin Lupq./Llapi.info

12

 

13