Sot në të gjithë Kosovën është planifikuar të mbahej gara e diturisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, raporton Llapi.info

Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur në Komunën e Podujevës. E krejt kjo, siç mëson Llapi.info, për arsye të mungesës së materialeve, derisa mësimdhënësit dhe nxënësit janë njoftuar vetëm një ditë më parë për mbajtjen e garës.

Këto gara janë planifikuar nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit.

Mosmbajtja e testimit e që për këtë edhe nxënësit kanë shkuar në shkolla për testim, janë kundërpërgjigjur me një pankartë nxënësit e shkollës “Pavarësia” në Siboc të Podujevës.

Image may contain: one or more people and outdoor

“Ne erdhëm ju ku jeni?” mbajnë në dorë fletushkat nxënësit e kësaj shkolle, e që kjo e fundit i kishte bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e testit.

Kujtojmë, këtë testim e ka mbështetur Këshilli i prindërve të Kosovës, por edhe SBASHK-u./Llapi.info

Image may contain: one or more people, people standing, shoes, child and outdoor