Në fshatin Gërdoc të komunës së Podujevës njësitet policore kanë konfiskuar disa armë , njofton Stacioni Policor në Podujevë, përcjell Llapi.info.

Në njoftim thuhet se njësitet policore gjatë patrullimit rrugëve të fshatrave në fshatin Gërdoc ka ndaluar një veturëku gjatë kontrollimit kishte hasur në një Pistoletë me gaz me numër serik L134909277 Cal 9 mm, me një karikator dhe gjashtë fishek e prodhimit dhe dy kreher.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë edhe kontrollimi i lokacionit të personit të dyshuar ku edhe është gjetur arma e llojit: Armë automatike (pushk mitraloz – 100) me një gjerdan me 100 (njëqindë) fishek, me numër serik-1610710.

Personi I dyshuar me urdhër të prokurorit është liruar në procedure të rregullt përderisa një person tjetër I dyshuar akoma nuk është intervistuar./Llapi.info