Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh njofton se në  fshatin Llugë të Podujevës gjatë kontrollit në trupin e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit Blow-Min, përcjellë Llapi.info.

Përveç  pistoletës Policia i ka konfiskuar të dyshuarit edhe një karikator dhe një elektroshok.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info