Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Besi, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe dy këmbësorë, këta të fundit kanë pësuar lëndime trupore. Ndërkaq, si pasojë e goditjes, njëri nga këmbësorët (mashkull) është në gjendje të rëndë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm, derisa është bërë e ditur se shoferi i veturë që nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin është arrestuar.

“I dyshuari mashkull K/ Shqiptar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia godet dy këmbësorë-viktimat një mashkull dhe një femër K/ Shqiptar duke iu shkaktuar lëndime trupore për të cilët lëndime iu ofrohet tretman mjekësor mirëpo viktima mashkull është në gjendje të rëndë dhe është në tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar PK.

Llapi pati raportuar edhe mbrëmë rreth këtij aksidenti./Llapi.info