Shteti gjerman ka miratuar ligjin e ri për lehtësimin e masave për qytetarët që jetojnë në Gjermani e që janë shëruar nga COVID-19 apo janë vaksinuar kundër virusit. Sipas një njoftimi të Ambasadës së Kosovës në Gjermani ligji që lehtëson masat për të vaksinuarit do të hyjë në fuqi nga nesër, 9 maj.
Masat parashohin që kufizimi i kontaktit dhe daljes nuk zbatohen më për njerëzit e vaksinuar. Kjo nënkupton që njerëzit e vaksinuar kanë të drejtë të dalin dhe se u duhet të paraqitet vetëm libreza e vaksinimit.
Lehtësimi vlen edhe për udhëtarët. Një pikë e tillë u përshtatet qytetarëve që udhëtojnë në Kosovë. Dëshmia për vaksinim është e barabartë me testin negativ.