Dita e parë e mësimit e gjysmëvjetorit të dytë në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” është ndërprerë sot pasiqë ka pasur një problem me sistemin e ngrohjes në këtë shkollë, shkruan Llapi.info.
Sipas nxënësve të kësaj shkolle vetëm ndërrimi i paradites ka mbajtur 4 orë mësim sepse mbajtja e orëve tjera ka qenë e pa mundur për shkak të të ftohtit në këtë objekt.
Edhe pse kanë qenë disa javë pushim dimërorë kjo nuk ka mjaftuar që sistemi i ngrohjes në këtë shkollë të rregullohet.
Llapi.info edhe më parë kishte shkruar se ky objekt kishte probleme me ngrohjen qendrore ku përveç kësaj, problem paraqiste edhe zilja automatike, dritat automatike të energjisë elektrike, interneti si dhe interieri në drejtorinë e shkollës./Llapi.info