Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, gjatë ditës së djeshme i kanë dhënë fund pritjes së ëmbël 24 nëna.

Një prej tyre ka lindur fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.

Në raportin e klinikës janë shënuar 16 bebe meshkuj dhe nëntë femra.

Mjekët e Gjinekologjisë janë përkujdesur që shtatë gra të lindin me operacion cezarian, ndërsa nëntë gra janë bërë nëna për herë të parë.