Nesër (e mërkurë) për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Podujevës do të prehet shiriti i Stacionit të ri të Autobusëve.

Prerja e shiritit të objektit të ri do të bëhet me një ceremoni në të cilën pritet të marrin pjesë shumë personalitete politike dhe jashtë saj.

Objekti i ri i stacionit të autobusëve është zhvendosur në afërsi të vendit që ndryshe njihet si ish-hotel Besiana, në Podujevë.

Objekti i ri pritet t’i plotësojë kushtet dhe kërkesat e punëtorëve të autobusëve në qytetin tonë.

/Llapi.info/