Një projekt i madh pritet të nis në fshatin Shajkoc të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Ky projekt pritet të nis së shpejti, ndërkohë që i njëjti do të quhet “Sheshi Memorial i Shajkocit”, për të cilin, siç thuhet në një postim, është lëshuar leja nga Komuna e Podujevës.

Sheshi që pritet të ndërtohet në Shajkoc do të jetë i financuar nga vetë banorët e këtij fshati, derisa memoriali do të kap vlerën e mbi 70 mijë eurove.

“Tre projekte për Sheshin memorial në Shajkofc. Po hedhim në diskutim tre projektet e ofruara për Sheshin memorial të fshatit tonë. Projekti numër 1 numër 3 nuk janë të detaijzuar, ndërsa projekti numër 2 është i detaizuar, ku shumicës ua kemi prezantuar në imbox. Leja për ndërtim u lejua nga komuna e Podujevës.  Për projektin 2, kostoja e saj kushton mbi 70000€. Është një projekt që simbolizon rezistencën, qëndresën, fshatin e Shajkofcit që gjatë kohës së luftës 1998/99 u hapi derën e pritjes së rreth 50000 refugjatë, dhe përshkrimin e emrave të Hasan Ramadanit, Ilir Durmishit dhe të gjithë të rënëve që nga lufta e dytë botërore e këtej nga regjimi serb. Kryesorja është vendi i ndërtimit nuk do të quhet “ulica” por “Sheshi Memorial i Shajkofcit” Ne e hedhim në diskutim, ju vendosni. Po të bashkohemi të gjithë s’bashku kryhet pa problem. Në fshatin tonë janë mbi 10 familje që kalojnë pasurin milionëshe, shumë nga ne kemi edhe biznese, shpresojmë të na ndihmojnë edhe llapjanët e tjerë pasi që kur ishte vështirë për ta gjetën strehim në këtë fshat të bukur. Diskutoni dhe vendosim së bashku, kushtet u krijuan të bëjmë një ndërtim të bukur”, thuhet në postim./Llapi.info