Namazi i Fitër Bajramit nesër do të falet në orën 05:53, sipas Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas njoftimit të BIK-ut , xhamitë do të hapen 10 minuta para faljes së namazit.

“Namazi i sabahut në ditën e Fitër-Bajramit do të falet nëpër shtëpi; Organizimi i faljes së Fitër Bajramit do të bëhet në objektin e xhamisë dhe hapësirën përreth saj, por jo edhe në sheshe apo ambiente tjera të ngjashme publike; Falja e namazit të Fitër-Bajramit do të bëhet në orën 05:53 min.; Xhamitë do të hapen 10 minuta para faljes së namazit të Fitër-Bajramit”.

Kumtesa e plotë e BIK-ut:

Me rastin e festës së Fitër-Bajramit e cila do të jetë më datën 13 maj 2021 (e enjte), duke marrë parasysh gjendjen pandemike në të cilën gjendemi, si dhe në kuadër të marrjes së masave preventive për mospërshkallëzim të mëtutjeshëm të situatës, Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës të Kosovës nxjerr këtë:

N J O F T I M

Namazi i sabahut në ditën e Fitër-Bajramit do të falet nëpër shtëpi;

Organizimi i faljes së Fitër Bajramit do të bëhet në objektin e xhamisë dhe hapësirën përreth saj, por jo edhe në sheshe apo ambiente tjera të ngjashme publike;

Falja e namazit të Fitër-Bajramit do të bëhet në orën 05:53 min.;

Xhamitë do të hapen 10 minuta para faljes së namazit të Fitër-Bajramit;

Gjatë kësaj kohe do të merrren tekbire, të lexohen pjesë nga Kurani dhe do të këndohen ilahi dhe salavate;

Ligjërata (hutbeja) e Fitër-Bajramit nuk duhet ta tejkalojë limitin kohor prej 10 minutash;

Pjesmarrësit në xhami duhet të vazhdojnë t’u përmbahen me përpikëri masave anticovid të marra nga Qeveria e Kosovës si dhe rekomandimeve të Bashkësisë Islame të Kosovës, si:

Pastrimi dhe dezinfektimi i duarve,

Bartja e maskës,

Mbajtja e distancës fizike (brenda dhe jashtë xhamisë),

Posedimi i sexhadeve personale (jo domosdoshmërisht),

Mosprezenca në xhami e personave me sëmundje kronike, si dhe e atyre që kanë simptoma të virusit,

Mosshtrëngimi i duarve me njëri-tjetrin me rastin e përshëndetjes apo me rastin e shprehjes së urimit për festën e bajramit,

Moskrijimi i turmave të njerëzve dhe shpërndarja e menjëhershme e xhematit pas ceremonisë fetare të Bajramit në xhami.

Nuk do të organizohet pritje për nder te festës së Fitër Bajramit në Kryesinë e BIK-ut dhe as në selitë e Këshillave lokal.