Edhe pse po hyjmë në muajin maj, në disa vende malore të Kosovës vazhdon prezenca e borës.
Në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit ka ende prezencë të borës madje me trashësi shumë të madhe.
Në një pjesë të këtij vendi malor trashësia e borës është rreth katër metra edhe pse ka më shumë se një muaj që ka përfunduar dimri.
Në një “gropë” ku stuhitë e kanë mbledhur borën dhe rrezet e diellit nuk arrijnë të depërtojnë gjatë gjithë ditës, megjithatë bora vazhdon të jetë prezente.