Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës( QKUK), sot janë të hospitalizuar gjithsej 58 raste, prej tyre të sëmurë me COVID-19, janë gjithsej 48 raste.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me COVID -19 është si vijon: 35 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot, do të lirohen nga klinika 6 raste të shëruar nga infeksioni me COVID-19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.