Nga 1 korriku do të hapet shëtitorja në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info. Vendimin për mbylljen e përkohshme të rrugës “Zahir Pajaziti” e ka marrë Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (DSHPMSH) në Podujevë.

Periudha e hapjes së shëtitores do të jetë nga 1 korriku deri më 31 gusht 2016 nga ora 18:00 deri në orën 00:00.

Në njoftimin e lëshuar nga komuna shihet se vendimi është marrë për mbylljen e përkohshme të rrugës “Zahir Pajaziti” (Segmenti i rrugës nga udhëkryqi i  rrugës “Zahir Pajaziti – rruga “Ilir Konushevci” deri në udhëkryqin e rrugës “Zahir Pajaziti” – “Rruga 20 Qershori”).

Ky vendim është marrë pas kërkesave të shumta të qytetarëve për shtimin e rrugëve të lira dhe shëtitjeve të qeta dhe ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe mërgimtarët e shumtë që kthehen në vendlindje dhe që dalin për shëtitje në orët e mbrëmjes./Llapi.info