Nga 2 korriku do të hapet shëtitorja në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.

Vendimin për mbylljen e përkohshme të rrugës “Zahir Pajaziti” e ka marrë Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (DSHPMSH) në Podujevë.

Periudha e hapjes së shëtitores do të jetë nga 2 korriku deri më 31 gusht 2018 nga ora 18:00 deri në orën 00:00.

Në njoftimin e lëshuar nga komuna shihet se vendimi është marrë për mbylljen e përkohshme të rrugës “Zahir Pajaziti” (segmenti i rrugës nga udhëkryqi i Rrugës “Zahir Pajaziti” – Rruga “Xhemail Mustafa” deri në udhëkryqin e Rrugës “Zahir Pajaziti” – Rruga “20 Qershori”.

Ky vendim është marrë pas kërkesave të shumta të qytetarëve për shtimin e rrugëve të lira dhe shëtitjeve të qeta dhe ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe mërgimtarët e shumtë që kthehen në vendlindje dhe që dalin për shëtitje në orët e mbrëmjes./Llapi.info