Ditëve të fundit të muajit maj në Kosovë kryesisht domino mot i ngrohtë, me intervale më të gjata me diell.

Edhe në ditët në vijim temperaturat e ajrit do të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, ndërsa maksimalet nga 24C deri në 26C.

29.05-30.05 – Mot i ngrohtë, të martën kryesisht me diell, e ditën e mërkurë pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell.

31.05-1.06 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 2-3m/s, e nga mesi i javës erë mesatare nga perëndimi-veriperëndimi 2-7 m/s. Shtypja atmosferike do zbres nën vlera normale.

Image