Kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, dje ka takuar përfaqësuesit e fshatrave dhe anëtarët e Ekzekutivit komunal, ku është biseduar për çështja e mbrojtjes së ambientit, njofton Llapi.info
Në këtë takim, me theks të veçantë u diskutua Planin e ri operativ për grumbullimin e mbeturinave dhe koordinimi për bashkëpunim më të mirë me përfaqësuesit e fshatrave, në mënyrë që të gjitha amvisëritë dhe bizneset që veprojnë në Podujevë të kyçen në sistemin e grumbullimit të mbeturinave.
Me këtë rast, Veliu e ka cilësuar çështjen e mbrojtjes së ambientit si fushë me prioritet në angazhimet e tij dhe të Ekzekutivit.
Ai ka shprehur përkushtimin e tij të plotë për të bashkëpunuar me secilin faktor relevant në avancimin e kësaj çështjeje, duke parë se gjendja në teren, edhe përkundër angazhimeve, nuk është në nivel.
Edhe përfaqësuesit e fshatrave u shprehën të pakënaqur me gjendjen e mjedisit në lokalitetet ku jetojnë dhe treguan gatishmërinë e tyre për rritje të bashkëpunimit në këtë fushë./Llapi.info