Pak minuta më parë Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së për shkak të rezultatit negativ në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Tani, Gazeta Sinjali mëson se përveç dorëheqjes së Mustafës, pritet dorëheqja edhe e nënkryetarëve të tjerë në këtë subjekt politik.

Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë të ditur se në LDK do të caktohet një ushtrues i detyrës së kryetarit deri në organizimin e kuvendit zgjedhor.